Kristal Abazaj iu ofrua edhe dy klubeve prestigjoze të Holandës si Fejnordi dhe Ajaksi. Lajmi është bërë publik nga mediat holandeze të cilat tregojnë se këtë vit doli lajmi se klubi i Fejnordit po e ndiqte talentin shqiptar, ndërsa më pas nuk ishin të interesuar.
“Iu ofrua të gjitha klubeve më të mëdha të Holandës, veçanërisht Fejnordit dhe Ajaksit, Fejnord nuk ishte i interesuar ndërsa drejtuesit e Ajaksit treguan entuziazëm për ta ndjekur Abazajn” shkruan Voques Sport në llogarinë e Instagramit.
Më pas Abazaj firmosi kontratë me Anderlehtin për shifrën e 750,000 eurosh.
/Panoramasport