Zërat e merkatos që qarkulluan se skuadra e Juventus ishte vënë pas Marash Kumbullës përforëzohen dita-ditës. Mbrojtësi shqiptar jo rastësisht është vendosur në qendër të vëmendjes pasi javë pas jave ka treguar se me të prapavija është e sigurtë. Së bashku me Rrahmanin kanë krijuar një dyshe imituese të Juventusit duke që në të njejtat shifra me pësimin e golave në Seria A.
Së fundmi nga Italia zbulohet se Juventus ka vendosur kushte për transferimin e Marash Kumbullës. Skuadra torineze kërkon të blejë kartonin e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë por me kusht që Kumbulla të qendojë te Verona deri në një fazë pjekurie të tij. Aktualisht mbrojtësi kushton afro 3 milion euro, teksa sipas specialistëve, në fund të sezonit Kumbulla mund të kushtojë plot 10 milion euro.
Juventus kërkon të përfitojë sa më shpejt duke kërkuar që marrëveshja të kryhet sa më shpejt për të derdhur sa më pak në arkat e Veronës. Në sfidën ndaj Breshias, Kumbulla u largua i dëmtuar teksa ende nuk ka një datë zyrtare të mungesës së tij.