Kosova ka arritur të barazojë ndaj Danimarkës në takimin e sotëm, që është mbyllur me rezultatin 2-2. Dardanët kanë dalë përtej pritshmërive për rivalët, që e kishin marrë më lehtë ndeshjen e sotme.
Në intervistë dhënë për “Supersport Kosova” në përfundimin e ndeshjes, Eriksen ka folur edhe për përshtypjet e tij në lidhje me këtë përballje. Ylli i Totenhemi ka thënë se në Angli do t’u thojë shokëve të tij, se Kosova është një rival i fortë dhe nuk do e kenë të lehtë në përballjen për kualifikueset e Europianit.
“Sigurisht që e dinim se Kosova ishte një rival shumë i fortë dhe këtu ka lojtarë shumë të mirë. Tani kur të shkoj në Angli, do u them se kanë një rival shumë të fortë. Këtu nuk do të jetë e lehtë për asnjë që të marrë fitore. Megjithatë për të folur për një kualifikim të mundshëm të tuajin, është ende shpejt. Kjo pasi ka vështirësi të madhe që të kualifikohesh në Europian”, ka thënë Eriksen. /Shqiperia.ch/