Përfaqësuesja e Kosovës njihet për yjet e saj që ka në ekip, ku disa prej lojtarëve luajnë në disa skuadra me nivel të lartë. Ndër ta, është edhe mesfushori 22 vjeçar, Bersant Celina i cili aktivizohet në kampionatin anglez me skuadrën e Swanses.
Këtë sezon futbollistik, darsanasi ka mundur të zhvillojë shumë paraqitje të mira, madje shpeshherë ka qënë shumë i rëndësishëm për klubin e tij. Kampionatet e kanë mbyllur sezonin e tyre, teksa tashmë është koha e përgatitjeve të Kombëtareve, ku këto të fundit pritet të zbresin në fushën e blertë në muajin qershor për të zhvilluar sfidat e rradhës, të vlefshme për kualifikueset e Europianit.
Informacionet e fundit na vijnë pikërisht nga kampi dardanas, aty ku Bersant Celina është në dyshime në ndeshjet që do të ketë Kosova, atë kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë. Sipas mediave në Kosovës, ylli dardanas mund të mungojë për dy ndeshjet e rradhës së përfaqësueses së Kosovës, për shkak të një dëmtimi që ka pësuar. Sipas tyre, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht mungesa e tij, pasi pritet që këtë javë të kryejë edhe një ekzaminim tjetër nga mjekët, për të dhënë një konkluzion përfundimtar të gjendjes fizike të Celinës.
Pavarësisht se Bersanti mund të jetë jashtë formës së tij fizike, ai është një nga lojtarët më deçiziv tek grupi i Shaland, ku në këto sfida synohen pikët maksimale. Në rast se ai nuk do mund t’ia dalë për t’u rikuperuar, atëherë trajneri zviceran i Kosovës do të duhet të bëjë plane për të gjetur zëvendësuesin e tij ideal në formacionin e Kosovës dhe pse në ofensivën e dardanasve konkurenca është tepër e lartë./Shqiperia.ch/