
Sormani, ish-trajneri i Partizanit, është shkarkuar prej disa kohësh nga Vejle. Ekipi i Danimarkës e ka larguar teknikun italian për mungesë të rezultateve.
Ylber Ramadani ishte një prej prurjeve të tij, me mesfushorin shqiptar që shkëlqeu si në Shqipëri, ashtu edhe në Danimarkë. Por ardhja e trajnerit të ri, ka nxjerrë edhe probleme të reja.
Prej disa ndeshjesh Ramadani qëndron në stol dhe nuk është më titullar. Madje edhe në ditën e sotme që lojtari kuqezi feston datëlindjen, nuk ka dhurata nga ana e Galcas . Sigurisht që me nivelin që futbollisti i Kombëtares ka treguar, nuk e meriton gjendjen të cilën po përjeton aktualisht. /Shqiperia.ch/