
“Audi Cup” do të nis në datën 30 korrik dhe pritet me interes të lartë nga tifozët europianë, pasi do të marrin pjesë skuadra të njohura. Bëhet fjalë për 4 ekipe në total që do të jenë Reali i Madridit, Bajerni i Mynihut, Totenhemi dhe Fenerbaçe.
Në bazë të statistikave të kryera për yjet e secilës prej skuadrave, atje ku do të jetë fokusuar gjithë vështrimi i tifozëve, Vedat Muriqi është shpenzimi më i lartë i Fenerbaçes dhe ka kushtuar 3.5 milionë euro. Realin e përfaqëson Hazardi, që në gjithsej ka kushtuar 100 milionë euro.
Blerja më e shtrenjtë e Bajernit është Luka Hernandez me 80 milionë euro, ndërsa disi më pak vlen marrja e Ndombele te Totenhemi. Fatmirësisht kemi një lojtar shqiptar që spikat në këto nivele, megjithëse diferencat mes skuadrave janë të frikshme. /Shqiperia.ch/
Vedat Muriç hepsini tek alır.. pic.twitter.com/BgNJOsEL6X
— Zeljko. (@ELPatronZeljko) July 26, 2019