You are here
Home > Kombëtarja > Xherdan Shaqiri me “shpatë të madhe” ndaj serbëve: Nuk më frikëson askush!

Xherdan Shaqiri me “shpatë të madhe” ndaj serbëve: Nuk më frikëson askush!

Pak ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i Crevena Zvezdës, Terzic, është shprehur se nuk kishte ende siguri nëse futbollisti me origjinë shqiptare, që vetëm pak kohë më parë kishte festuar me shqiponjë përpara Kombëtares së tyre, do të vinte në Beograd së bashku me ekipin e tij.

Shkaku? Frika nga presioni i lartë që do i shkaktonin tifozët serbë futbollistit të Liverpulit, duke ditur të gjithë historinë e këtij tij, ndërsa ajo se çfarë ndodhi në Botërorin e Rusisë, është një plagë që ende dhëmb. Tashmë është koha që vetë mesfushori me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, t’i kundërpërgjigjet Terzic, duke u shprehur se nuk frikësohet nga askush.

“Njerëzit nuk mund të ndikojnë te mua. Unë i kam lexuar të gjitha ato që janë shkruar. Por unë do të rikthehem normalisht për të luajtur sërish futboll. Nuk jam i frikësuar nga askush”, ka thënë Shaqiri për mediat zvicerane. /Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top