
Xherdan Shaqiri, mesfushori 27-vjeçar flet për një rikthim në shtëpinë e tij tek klubi që u rrit, Baseli. Lojtari me origjinë shqiptare ka lënë dyert e hapura për një kthim të mundshëm tek skuadra zvicerane. Por përpara se të fillojë ta vendos në praktikë këtë gjë, Shaqiri do që të realizojë një herë objektivat me Liverpulin.
Ndonëse është bërë pjesë e Liverpulit verën që kaloi, Xherdan Shaqiri duket se po kalon një formë të mirë me skuadrën e drejtuar nga Klopp. Tashmë në kampionatin e Premier Ligës, ai mund të quhet si një ndër lojtarët më të mirë në rolin e tij, teksa të kuqtë janë një nga pretendentët kryesor për titullin kampion.
Në intervistën e publikuar ditën e sotme nga e përditshmja zvicerane, “Blick”, Shaqiri rrëfen se një ditë do të ishte e mundur që të jetë sërisht pjesë e Baselit. Ai gjithashtu kujton dhe historinë e kësaj skuadre, nga e cila kanë dalë shumë lojtarë me emër të futbollit botëror, siç janë Granit Xhaka, Ivan Rakitiç, Mohamede Salah, etj. Shaqiri shpreh idenë e tij që ndoshta një ditë mund të bashkohen sërish këta futbollistë tek klubi që ata u promovuan në Europë, por jo vetëm.
“Është ende një rrugë e gjatë dhe unë dua të arrijë ambiciet me Liverpulin. Ardhja në Basel është gjithmonë një mundësi. Për prindërit e mi do të ishte e veçantë nëse një ditë do të rikthehesha sërish në Basel. Ndoshta një ditë do të rikthehem jo vetëm un për edhe të larguarit të tjerë. Nëse un e shoh të arsyeshme atëherë edhe lojtarët e tjerë do ta mendojnë një gjë të tillë”, u shpreh Xherdan Shaqiri, duke e afruar së tepërmi mundësinë për t’iu bashkuar edhe Taulant Xhakës në skuadër. /Shqiperia.ch/