Një ngjarje vërtet e paprecedent ka ndodhur në përballjen mes Arsenalit dhe Crystal Palace. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 dhe nëse “topçinjtë” na kanë mësuar diçka në këtë sezon të ri, është fakti se fitorja e tyre nuk mund të jetë kurrë histori e mbyllur, pavarësisht rezultatit.
Ashtu edhe ndodhi, me Crystal Palace që barazoi gjithçka në pjesën e dytë për ta mbyllur në rezultatin 2-2. Gjithmonë jemi mësuar me kritikat e mëdha nga Arsenali dhe tifozët. Por ajo që ndodhi në përballjen e sotme e tejkaloi cakun.
Xhaka u zëvendësua në minutën e 61 dhe po largohet nga fusha e lojës. Aty nisi të vërshëllente i gjithë stadiumi që nuk e pëlqeu aspak lojën e këtij mesfushori. Si një histori e vjetër, nervat nuk po mbanin më dhe Xhaka nisi të bënte gjeste si në rastet e golave të shënuara, duke u kërkuar që të bërtasin edhe më shumë. Menjëherë ka hequr fanellën dhe është larguar drejt dhomave të zhveshjeve, duke mos u ulur në stol.
https://twitter.com/FerrierFlair/status/1188529434371866624