
Një luan jo vetëm për kombëtaren shqiptare, por edhe për ekipin e Bazelit. Taulant Xhaka vendos gjithmonë autoritet në ekipin ku luan dhe këtu nuk ka vend për përjashtime.
Këtë herë është futbollisti paraguaian i Bazelit, Blas Riverios, i cili formon shqiponjën me duart, për shokun e tij të skuadrës, Taulant Xhakën.
Ky i fundit ka kaluar një periudhë aspak të mirë, teksa një dëmtim e la jashtë prej një kohe të gjatë. Por rikthimi i tij duket më i fortë se kurrë, ai gol ndaj Izraelit e tregoi, luani i Shqipërisë është kthyer. /Shqipëria.ch/