Xhaka dhe Rashica kanë luajtur kundër njëri-tjetri në ndeshjen e yjeve në Kosovë, atje ku dy skuadrat ishin përbërë me personalitetet sportive më të njohura shqiptare. Takimi do të përfundonte barazim, por u fitua objektivi kryesor, kënaqësia e njerëzve dhe të ardhurat për bamirësi.
Rreth 9300 euro janë mbledhur nga kjo ndeshje sipas asaj që njofton Komuna e Prishtinës, të cilat do të shkojnë për njerëzit në nevojë. Kjo përballje ishte simbolike, pasi vinte me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Prishtinës. /Shqiperia.ch/