
Vllaznia ra në një kategori më poshtë, por kjo çështje sjell edhe një tjetër situatë që do të nxjerrë në pah probleme të ndryshme, sepse ndeshjet “play-off” për Kategorinë e Parë i kanë dhënë vendimet e tyre.
Orikumi ka humbur takimin kundër Vllaznisë B, ndërsa kjo skuadër do të bjerë në të Dytën për shkak se ekipi A do të luajë në një kategori më poshtë. Tani pikëpyetja qëndron nëse Orikumi do të marrë automatikisht të drejtën për të luajtur për herë të parë në Kategorinë e Parë, apo i duhet të bëjë ndonjë tjetër ndeshje apo ndonjë short të rastësishëm për të mësuar fatin përfundimtar.
FSHF-ja përveçse nuk e ka të qartë në rregulloren e saj për këtë rast, por edhe nuk ka dhënë një deklaratë të qartë për të mësuar se kujt do t’i takojë e drejta për të mësuar ngjitjen në të Parën. Kjo, mbetet për t’u parë në ditët në vijim. /EDS/