
Geraldo Bajrami ka debutuar me ekipin e parë të Birminghamit, në atë humbje me rezultatin 3-0 ndaj Portsmuthit në Kupë. Kjo disfatë erdhi për shkakun se trajneri i Birminghami i besoi shumë lojtarëve të akademisë, ndërsa mbrojtësi shqiptar ishte në qendër në skemën me tre qendërmbrojtës.
Paraqitja e tij është vlerësuar si një nga më të mirat për mediat pranë klubit anglez, duke i vendosur notën 5.5. E vetmja shenjë dobësie që u paraqit ndaj Portsmuthit, janë pikërisht problemet e një futbollisti shqiptar gjaknxehtë, që nuk mund t’i kontrolloj nervat:
“Debutimi me ekipin e parë, midis dy qendrave me më shumë përvojë, ka qënë e mirë. Bajrami ka treguar kualitetin e madh me pasimet e gjata, por ka fituar edhe shumë duele në fushë. U përfshi edhe në një përleshje me Harrison, që i ndëshkoi me kartonë të dy lojtarët. Nëse arrin që t’i kontrolloj nervat e tij, sigurisht që është i mirëpritur”, ishte vlerësimi në median pranë klubit të Birminghamit. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/