Në vazhdim të vlerësime të UEFA-s sa i përket lojtarëve të Kombëtareve e përfaqësueseve në Europë, këtë herë ndalemi te Kosova. “Shqiperia.ch” sjellë listën e lojtarëve më të mirë të dardanëve, sipas vlerësimit të organit më të lartë të futbollit.
Kjo renditje bazohet me ndeshjet që nisin nga “Liga e Kombeve” e deri në takimet e shkuara të marsit, duke marrë për bazë nivelin e treguar nga ana e lojtarëve. Pak kush kishte dyshim, por Amir Rrahmani kryeson listën me gjithë të drejtën e plotë te Kosova. Pas tij vijnë menjëherë edhe dy të magjishmit e tjerë, Arbër Zeneli dhe Milot Rashica. E vetmja renditje që duket paksa e pakuptimtë, është fakti që Avdijaj gjendet para Celinës, por kjo nisur edhe nga hapësirat e pakëta që kanë qënë për këtë të fundit. /Shqiperia.ch/