Notingham Foresti e ka ekzagjeruar disi me investimin e bërë në aspektin e portierëve, ndërsa ka 5 gardian që mund të marrin vendin e titullarit. Por pavarësisht kësaj, trajneri Lamouchi e ka të qartë se kujt do t’ia besojë çelësat e portës.
Bëhet fjalë për Arijanet Muriqin e Kosovës. Pavarësisht dy gabimeve të bëra në përballjen e parë debutuese, duke marrë kritika të mëdha edhe nga ana e tifozëve. “Shumë e qartë, Muriqi është numri një i portës dhe ka potencial vërtet të madh”, ka thënë trajneri i Notingham Forestit pas ndeshjes ndaj Lidsit që ka përfunduar 1-1. /Shqiperia.ch/