You are here
Home > Kombëtarja > Vlen sa të tjerët! Situata e sikletshme dhe shembulli Cikalleshi, trajneri është i prerë me Mavrajn

Vlen sa të tjerët! Situata e sikletshme dhe shembulli Cikalleshi, trajneri është i prerë me Mavrajn

Një situatë shumë e sikletshme është ajo që po kalon Mërgim Mavraj aktualisht, pasi është mes dy zjarreve. Nga njëra anë duhet të jetë pjesë e ekipit të tij për ndeshjen e së henës në kampionat, por nga ana tjetër në atë kohë Shqipëria e ka nisur grumbullimin e saj.

Sipas  asaj që raportojnë mediat greke, Panuçi ka qenë i prerë me urdhërin e tij: “Nuk ka anashkalime as për kapitenin. Nëse dëshiron, eja si të tjerët”. Pra, nëse Mavraj do t’i bashkohet kombëtares shqiptare, atëherë këtë duhet ta bëj duke sakrifikuar ndeshjen e kampionatit.

Një gjë e tillë nuk ka sesi t’i pëlqej klubit të Arisit, që e konsideron si pjesë të planeve për takimin ndaj Smyrnis. Ende nuk dihet sesi do të shkojë kjo histori e duhet të presim për të parë zgjidhjen e saj.

Megjithatë kjo është një përsëritje e situatave të kaluara, ndërsa Balliu nuk iu bashkua së fundmi Shqipërisë, në ndeshjet e tetorit sepse nuk mori lejen e klubit të tij. Nga ana tjetër, Cikalleshi është shembulli i parë i Panuçit, që pasi u vonua pak ditë sepse i duhet të firmoste në Turqi, tekniku italian e la jashtë Kombëtares asokohe. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top