You are here
Home > Kryefaqja > Vlen më shumë se të gjithë rivalët bashkë, Kosova është një realitet i ri

Vlen më shumë se të gjithë rivalët bashkë, Kosova është një realitet i ri

Teksa kanë mbetur edhe vetëm pak ditë nga nisja e “Ligës së Kombeve”, disa statistika të veçanta vijnë edhe nga Liga që paraqet më pak interes, ajo D.

Këtu janë vendosur kundërshtarët më të dobët në Europë, mes të cilave renditet edhe Kosova. Megjithatë kjo nuk pritet të zgjasë për shumë kohë, duke parë përbërjen që ka kjo përfaqësuese. Grupi i lojtarëve që drejtohet nga ana e Shalandes, ka në grupin e saj Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faroe.

Rivaliteti pritet të jetë i fortë, sidomos mes Kosovës dhe Azerbajxhanit, por nëse flasim për vlerën e ekipeve, atëherë nuk ka vend për krahasime. Azerbajxhani është në vlerën e 11.48 milionë eurove, ndërsa dy kundërshtarët e tjerë, Malta dhe Ishujt Faroe, kushtojnë përkatësisht nga 4.85 milionë euro 2.28 milionë euro.

Kosova, kushton më tepër se këto 3 Kombëtare të marra së bashku, jo më pak, por 28.25 milionë euro. Kosova ka po ashtu edhe ekipin më të ri. Mosha mesatare e saj është 23,8, ndërsa ekipi më i moshuar në grup është Malta – 29,4 mosha mesatare. /Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top