You are here
Home > Futboll Bota > Viti i ri futbollistik/ E thotë vetë UEFA për yllin shqiptar: Shihni edhe nga Muriqi për 2019!

Viti i ri futbollistik/ E thotë vetë UEFA për yllin shqiptar: Shihni edhe nga Muriqi për 2019!

Një vit i ri futbollistik ka mbërritur, teksa shumë talente të reja priten të shpërthejnë për 2019. Disa sinjale kanë ardhur për futbollistët e rinjë që luajnë në elitën e futbollit europian, mes të cilëve veçohet edhe Arijanet Muriq.

Do të ishte vetë UEFA, e cila nëpërmjet një liste me 50 lojtarë që duhet të shihen më vëmendje në 2019, përfshin edhe portierin shqiptar. Futbollisti që aktualisht luan te Manchester City, si një zgjedhje e dytë, i ka bërë të gjithë për vete në ndeshjen e Kupës ndaj Leiçesterit.

Dy pritjet e penalltive që i siguruan kalimin futbollistëve të Guardiolës, do të bënin që të gjithë kthenin kokën te Muriq. Një tjetër shans do të vijë për portierin shqiptar gjatë ditëve në vazhdim, ndërsa nuk do të ishte çudi që ta shohim edhe si portier të parë te skuadra e njohur angleze. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top