You are here
Home > Futboll Bota > Viti 2018 për Armando Sadikun? Mamaja e tij e shpjegon qartë: Mos na ardhtë më kurrë!

Viti 2018 për Armando Sadikun? Mamaja e tij e shpjegon qartë: Mos na ardhtë më kurrë!

Armando Sadiku është huazuar drejt Luganos, pas aventurës që nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë te Levante. Pas atij dëmtimi të rëndë të pësuar, sulmuesi shqiptar është gati për t’u rikthyer në fushë.

Në një intervistë për “Supersport”, vetë futbollisti është shprehur se në planet e tij është rikthimi në “La Liga”. Sa i përket Luganos, kjo ishte vetëm një zgjidhje e përkohshme, ndërsa edhe më parë ka qenë pjesë e kësaj skuadre, për ta pasur më të thjeshtë pjesën e ambientimit.

Kur bëhet fjalë për vitin që lamë pas, Sadiku shprehet se mamaja e tij gjatë ndërrimit të viteve e ka thënë qartazi: “Mos ardhtë më kurrë 2018”.

“Vija nga një dëmtim i gjatë, Lugano ishte prej rreth 1 muaji në bisedime me klubin e Levantes. Duke pasur një dëmtim të rëndë, koha e rifillimit të kampionatit në shkurt ishte e përshtatshme për mua, ndaj preferova Luganon edhe se njoh mirë dhe jam ndier si në shtëpinë time. Do të jetë çdo gjë e mirë për të ardhmen time, për t’u kthyer në nivelin ku isha para dëmtimit.

Mamaja ime kur festuam Vitin e Ri tha: “mos ardhtë më ky 2018”. Ka qenë me shumë dëmtime, sa shkova te Levante pata dëmtim, theva hundën, pastaj vrava gjurin e tani shpresoj që në këtë 2019 të kthehem të shënoj gola te Lugano dhe në mars të jem i gatshëm në gjendje fizike për kombëtaren që të nisim mbarë këto eliminatore.

Jam rritur shumë, kam eksperiencë se e kam kaluar këtë dëmtim. Te Levante më thoshin që është e pamundur që të kthehesha për 4 muaj e gjysmë në stërvitje të plotë me grupin. Këtu te Lugano do të filloj të luaj për të kapur formën, si duhet.

Kam kontratë edhe dy vite me Levanten, kam ardhur në huazim për 6 muaj, që të luaj. Kisha oferta nga Liga 2 në Spanjë, nga Turqia, por duke parë që këto dy kampionate janë në vazhdim, për momentin nuk jam në 100%. Ishte Lugano zgjedhja më e mirë që mund të bëja tani, pastaj do të kthehem përsëri te Levante”, u shpreh Sadiku. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top