You are here
Home > Kryefaqja > VIDEO/ Tregojnë pak nga origjina e tyre, Mustafi dhe Xhaka shkaktojnë penallti te Arsenali

VIDEO/ Tregojnë pak nga origjina e tyre, Mustafi dhe Xhaka shkaktojnë penallti te Arsenali

Arsenali ka barazuar me rezultatin 2-2 në transfertën e sotme ndaj Kristal Palase, në takimin e vlefshëm për kampionatin anglez.

Fillimisht, pas një pakujdesie të Mustafit, ekipi vendas do të kalonte në avantazh gjatë pjesës së parë. Për të rikthyer ekuilibrin e takimit, do të mendonte Granit Xhaka. Me anë të një kryevepre nga goditja e dënimit, mesfushori shqiptar do të shtangte portierin kundërshtar, për të dërguar topin në rrjetë.

Vetëm pak minuta më vonë do të ishte Aubemajng që do të rikthente avantazhin te topçinjtë, ndërsa Granit Xhaka do të kthehej në një personazh negativ pas një tjetër episodi. Gjatë një dueli për të marrë topin në zonën e tij, me një ndërhyrje disi të dyshimtë dhe që ka nevojë për t’u riparë, gjyqtari vendosi një tjetër penallti në favor të vendasve, që u kthye në gol për të barazuar gjithçka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top