Ditën e sotme u luajt derbi i Maqedonisë midis Vardarit dhe Shkëndijës së Tetovës, sfidë kjo që përfundoi në favor të tetovarëve me rezultatin 0-2. Golat në këtë sfidë u shënuan nga Emini dhe Besart Ibrahimi. Gjatë gjithë kohës takimi shoqërohet me tensione dhe thirrje nga grupimi i tifozëve të Vardarit kundër shqiptarëve. Kulmi do të arrinte në sekondat e fundit të ndeshjes, atëherë kur Ibrahimi do të shuante çdo shpresë të vendasve.
Një tifoz i Vardarit ka kërkuar të kaloj rrethimin e stadiumit, duke ofenduar lojtarët e Shkëndijës për mënyrën e festimit. Historia është e njëjtë, Shkëndija e Tetovës dhe Shqipërisë vendos rregullin. Kundërshtari duhet të lodhet deri në ekstrem, që në fund të pësoi golin deri diku të merituar, për sjelljen e ulët të paraqitur në fushë.
Ndërkohë në asnjë mënyrë nuk mund të lëmë pas edhe sjelljen e futbollistëve të Shkëndijës. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i ekipit shqiptar nga Tetova, teksa pasi panë tifozin që t’i ofendonte, ata i bënë thirrje që të zbriste në fushë dhe të tregonte trrimërinë, ku më gjaknxehtë u pa edhe Gledi Mici. “Eja këtu dhe trego sa i fortë je
Edhe pse lojtarët e Shkëndijës luanin në fushën kundërshare dhe ishin vetëm përballë tifoze të Vardarit, kjo nuk i ndaloi që ata të tregonin dinjitetin e tyre kyr fyhen shqiptarët. /Shqiperia.ch/