You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Tifozët serbë i thirrën “siptari”, Mali i Zi i përsërit mbrëmjen e Beogradit

VIDEO/ Tifozët serbë i thirrën “siptari”, Mali i Zi i përsërit mbrëmjen e Beogradit

Sporti duhet të bashkojë, por shpeshherë është pikërisht ai që i ndan popujt. Si një luftë e vërtetë është përjetuar ndeshja e basketbollit Buduçnostit dhe Crevena Zvezdës në Malin e Zi. Rezultati ishte i fundit që kishte rëndësi, pasi vendasit ishin të përkujdesur vetëm për sportistët serbë.

Që në minutat e para, tifozët malazez kanë hedhur sende në fushë, ndërsa një gjë të tillë e kanë përsëritur edhe kur kundërshtarët kanë dalë nga parketi. Situata ishte deri diku identike me atë që ndodhi në Beograd me Shqipërinë, pasi sportistët serbë janë shoqëruar nga forcat speciale pasi kanë dalë.

Madje shumë prej vendasve kanë pështyrë kundërshtarët. Në një rast të tillë, vetëm një qëndrim i mënjanuar i tifozëve të Malit të Zi nuk mund të quhet e gjitha kjo, pasi një prej tifozëve që ka pështyrë sportistët serbë, ishte djali i ministrit malazez të Punëve të Brendshme, Mevuldin Nuhoxhiq. Ndërkohë që në ndeshjen e parë, tifozët serbë i thërrisnin “siptari” sportistëve të Buduçnostit, fjalë kjo me kuptim të keq që përdoret nga Beogradi ndaj shqiptarëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top