You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Të gjithë me duart në kokë, Strakosha bën mrekullinë ndaj ekipit të Bundesligës

VIDEO/ Të gjithë me duart në kokë, Strakosha bën mrekullinë ndaj ekipit të Bundesligës

Thomas Strakosha ka zhvilluar dy ndeshje në dy ditë me ekipin e Lacios. Pas asaj fitore të djeshme me rezultatin 3-4 ndaj Bournemouth, ishte momenti që të ndeshej me Paderbornin.

Ekipi i Inzagit arriti të fitonte sërish me rezultatin 2-4, ku sigurisht që pjesë më e madhe e formacionit ishte e ndryshuar në krahasim me takimin ndaj anglezëve. Këtë herë gardiani shqiptar ka qënë në një formë të jashtëzakonshme, duke garantuar siguri për trajnerin e Lacios.

Momenti kulminant do të vinte në minutën e 51, atje ku në zonën e Strakoshës ndodhi gjithçka. Pas një krosimi nga Paderborni, që këtë sezon do të jetë pjesë e Bundesligës, topi i goditur me kokë do të përfundonte në traversë. Më pas do të ishte Strakosha që edhe pse i rrëzuar në tokë do të mbante portën e paprekur, për të mos lejuar topin që të hynte në rrjetë. Për të mbërritur edhe te një spastrim i zonës, ndërsa lojtarët gjermanë ishin të gjithë me duart në kokë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top