You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Talenti i Augsburgut në një nivel tjetër, shihni golin e vetëm të takimit Shqipëri-Kosovë (U-17)

VIDEO/ Talenti i Augsburgut në një nivel tjetër, shihni golin e vetëm të takimit Shqipëri-Kosovë (U-17)

Në ditën e sotme Shqipëria që drejtohet nga  Xhemal Mustedanagiç, ka humbur përballë Kosovës U-17 në një ndeshje miqësore kundrejt tyre me rezultatin 0-1.

Një ndeshje kontrolli e luajtur kjo në stadiumin “Loro Boriçi”. Trajnerët respektivë kryen shumë ndryshime në formacion, për të parë më mirë gjëndjen e lojtarëve të tyre. Në këtë përballje, u dallua për një lojë tepër cilësore, nga lojtari i dardanëve, Lenoard Zeqiri, futbollist ky që luan tek të rinjtë e Augsburgut. Ai ishte dhe autori i golit të vetëm të ndeshjes që u shënua në minutën e 65, nëpërmjet një goditje dënimi.

Federatat midis njëra tjetrës kanë gjetur “ gjuhën e përbashkët” duke organizuar dhe një tjetër ndeshje miqësore kundrejt tyre, ku është cakuar ditën e martë në orën  16:00, sërisht në stadiumin e Shkodrës./Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top