You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Super Shaqiri! Lojtari shqiptar “ringjallet” kur duhet, mban Liverpulin në vallen e titullit

VIDEO/ Super Shaqiri! Lojtari shqiptar “ringjallet” kur duhet, mban Liverpulin në vallen e titullit

Xherdan Shaqiri erdhi me një bujë të madhe te Liverpuli, duke shënuar gjithmonë me ekipin anglez dhe duke fituar dashurinë e tifozëve. Megjithatë vështirësitë do të vinin dhe Klop po e mbante gjithmonë në stol këtë futbollist.

Tifozët do t’i kundërviheshin në shumë raste, por në ato pak minuta kur Shaqiri aktivizohej, nuk realizoi ndonjë nga çmenduritë e zakonshme. Në mbrëmjen e sotme ky futbollist është ringjallur në momentin dhe vendin e duhur.

Liverpuli ka mposhtur në fund me shumë vështirësi Njukasëll në shifrat 2-3. Goli i fundit dhe i fitores do të vinte pas krosimit fantastik të Shaqirit, që e mban në vallen e titullit Liverpulin, kur kanë mbetur edhe pak nga fundi i kampionatit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top