
Pavarësisht se Shkëndija e Tetovës e ka mbyllur historinë e kampionatit në Maqedoninë e Veriut, Vardari nuk ka arritur të fitojë as këtë herë, në një ndeshje që mund t’i jepte sadopak moral. Takimi u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa u shijua si një fitore për ekipin shqiptar të Tetovës.
Kjo pasi nuk janë mundur asnjëherë nga rivali i përjetshëm këtë sezon, Vardari, ndërsa kryesojnë edhe kampionatin të qetë. Por Agim Ibrahimi luajti edhe një lojë të veçantë si “macja me miun” ndaj një futbollisti të Vardarit, Matej Cvetanoskin.
Sipas videos të “Infosport.mk” që do e shihni më poshtë, Cvetanoski bën gjithçka mundet vetëm për të ndalur Ibrahimin, por ky i fundit e pret gjithmonë kundërshtarin me lëvizjet mashtruese. /Shqiperia.ch/