
Shqipëria U-21 është përballur ndaj Andorrës në transfertën e kualifikueseve të Europianit, duke marrë një barazim në shifrat 2-2. Kuqezinjve i duhej të barazonin rezultatin në dy raste, duke mos kaluar në avantazh për asnjë minutë të vetme.
Goli i parë ka ardhur nga vendasit në minutën e 19 të takimit, për të mbyllur historinë e pjesës së parë. Pas një krosimi në krahun e djathtë të sulmit, futbollisti i Andorrës është liruar nga markimi i qendërmbrojtësave tanë, duke e shtyrë topin drejt rrjetës.
Shqipëria do të reagonte me nisjen e pjesës së dytë, teksa pas një krosimi fantastik të Emir Sahitit në minutën e 53, Omeri e dërgoi topin me kokë lehtësisht në rrjetë. Një gabim fatal në qendrën e mbrojtjes, do të bënte që Andorra të kalonte sërish në avantazh 2 minuta më vonë, megjithëse nuk kishte shumë pretendime.
Gjithçka do të mbyllej me golin e Sulës, që shfrytëzoi në mënyrën më të mirë 4 minuta para fundit të takim, i përgjumjen e mbrojtësave kundërshtarë. /Shqiperia.ch/