
Të rinjtë e Bajernit kanë fituar me rezultatin 0-2 ndaj Illertissen, në takimin e vlefshëm për kampionatin gjerman. Pasi është stërvitur me ekipin e parë, Meritan Shabani ka ardhur në ndihmë të rezervave të bavarezëve.
Goli i parë i Bajernit ka ardhur pikërisht nga këmbët e futbollistit shqiptar. Pasi vjen nga krahu i majtë dhe futet nga qendra, gjuajtja e Shabani ishte shumë e fuqishmë. Ndalet vetëm në cepin e rrjetës, ndërsa portieri kundërshtar vetëm mund të shoh topin që përfundon në rrjetë, sigurisht nëse mund ta bëj edhe këtë gjë.
Gjithashtu edhe një prej shokëve të skuadrës nuk i beson syve për atë realizim të Shabanit, që tregon më së miri se për çfarë lojtari bëhet fjalë. /Shqiperia.ch/
?? Meritan Shabani & Wooyeong Jeong schossen die #FCBAmateure zum Auswärtssieg beim FV Illertissen. #MiaSanMia #BayernAmateure pic.twitter.com/IIWTeX5zev
— FC Bayern Campus (@FCBjuniorteam) December 2, 2018