
E njëjta panoramë ashtu si edhe në ndeshjen ndaj Nome Kalju, atje ku Shkëndija e Tetovës do të përmbysej me rezultatin 1-2 në shtëpinë e saj. Kjo ndodhi në përballjen e sotme për “Europa League” ndaj kampionëve të Luksemburgut, Dudelange.
Ekipi shqiptar dominoi gjithë pjesën e parë duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Shumë raste janë shpërdoruar para portës, por kundërshtari nuk kishte mundësinë për t’iu afruar zonës së kuqezinjve. Derisa vjen pejsa e dytë dhe rolin e protagonistit negativ, për të bërë shfaqje komike dhe dramatike, e merr portieri Rexhepi.
Trajneri Osmani i besoi vendin e titullarit pas disa gabimeve fëmijnore të Zahovit në ndeshjen ndaj Nome Kalju, por ndeshja e sotme ishte edhe më keq në këtë aspekt. Një top i hedhur pa asnjë pretendim nga mbrojtja e Dudelanges gjen Rexhepin në tokë, pasi nuk arrin të godas topin me kokë dhe është totalisht kundër kohë.
Krejtësisht e panevojshme e gjitha kjo, por gardiani 22-vjeçar bën një tjetër dalje të pastudiuar duke i dhënë edhe një penallti kundërshtarit vetëm 4 minuta më vonë. /Shqiperia.ch/
Shkëndija-Dundelage 1-2 (Ibrahimi(p) 7’/ Betaieb 64′, Sinani 68′ (p))