Odise Roshi është rikthyer që të shënojë me ekipin e Akhmat Groznit. Këta të fundit kanë barazuar me rezultatin 1-1 kundër vendit të dytë në kampion, Rostov. Rezultati deri në ato momente ishte në shifrat 0-1, ndërsa në minutën e 48 Bernard Berisha ka arritur që të fitojë penalltinë.
Ekzekutimi i është lënë sulmuesit shqiptar, që e ka dërguar topin në rrjetë. Por me shumë emocione dhe duke i bërë të tijët me zemër të ngrirë, pasi portieri e ka kapur topin, por trajektorja e topit dhe shtylla kanë bërë që të quhet goli për Akhmatin. Një realizim që rrit edhe moralin e Roshit, por nga ana tjetër i jep pikë të rëndësishme skuadrës që po lufton për mbijetesë.