
Wolfsburgu është duke shkatërruar Augsburgun me rezultatin 6-0. Ekipi në të cilin luan edhe Elvis Rexhbecaj, e ka kthyer futbollin në tenis.
Lojtari shqiptar është duke shkëlqyer në fushën e lojës, duke realizuar gol dhe dhënë asist. Një paraqitje fantastike e Wolfsburgut, përpara tifozëve në shtëpinë e tij. Sa i përket Rexhbecajt, ende nuk e ka vendosur nëse do i bashkohet Kosovës apo Shqipërisë, megjithëse ëndërra e tij e shprehur është bashkimi me Gjermaninë. /Shqiperia.ch/