Reshat Mati, ky emër duhet të mbahet shënim, pasi do të jetë një motiv më shumë krenarie për shqiptarët kudo ku ata jetojnë edhe jashtë trevave tona. Flasim për një djalosh që rrjedh nga një familje patriotike, atje ku flamuri vjen para të gjithave,
Në Amerikë gjithmonë e ka valvitur dhe mbrojtur simbolin e Shqipërisë, teksa po vazhdon me suksesin në boksin profesionist. Me të njëjtën menaxher që ka Anthony Joshua, Mati fitoi edhe duelin e tretë të boksit profesionist.
Ndaj ganezit Benjamin Borteye, “ariu shqiptar” e ka mbajtur premtimin e tij. Duke mos u mbrojtur për asnjë minutë të vetme, tifozët kanë shijuar një spektakël të vërtetë. Boksieri shqiptar e ka hedhur në “knock-out” kundërshtarin, ndërsa më parë ka fituar edhe dy ndeshje të tjera, në po aq të luajtura pasi sapo e ka nisur karrierën. Në të parën, Mati ka fituar ndaj një boksieri me 9 vite diferencë më të madh në moshë. /Shqiperia.ch/