
Shqiptari që ndoshta po kthehet më në qendër të vëmendjes është pikërisht Françesko Tahiraj. Ky i fundit arriti të realizonte nje gol që shpeshhërë e kemi parë nga legjenda Del Piero. Futbollisti shqiptar arriti të finalizonte një akison të bukur, ku shmangu kundërshtarin dhe duke dërguar topin në rrjetë me një harkim të bukur.
Me golin e realizuar arriti të dërgonte shifrat e sfidës në 4-2 në favor të të tijëve. Françesko është pjesë e skuadrës së Aluminij, të cilët arritën të mposhtinin ekipin e Lubjanës me rezultatin tenistik 6-2.
Finalizimi i mesfushorit Tahiraj, ka bërë xhiron në të gjithë kampionatin slloven, por jo vetëm. Nga mediat sllovene është etiketuar si “gol alla Del Piero” dhe me këtë realizim tepër të bukur, Françesko po tregon se çfarë është i aftë të bëjë.
Ajo çka vlen për t’u theksuar është se mesfushori 22-vjeçar ka qënë pjesë e Kombëtares U-19 së Shqipërisë. Këtë sezon ai po tregon një ritëm tepër të lartë me skuadrën e Aluminijt, ku tek këta të fundit po shndërrohet në një lojtar deçiziv. /Shqiperia.ch/
?Gol❗️ #Aluminij 4:2! Sedmi zadetek v tej sezoni @PrvaLigaSi je dosegel Francesco Tahiraj.#goool #sportalgoool #football #soccer #footballseason #plts #footballplayer #footballlive #goal @nkolimpija pic.twitter.com/cDcUssOeFW
— Sportal Goool (@SportalGoool) December 1, 2018