Nëse Milot Rashica nuk ka shënuar te Werder Bremeni, atëherë me siguri që ka dhënë një pasim vendimtar. Kjo e fundit ndodhi në ditën e sotme, atje ku ekipi i sulmuesit shqiptar arriti të fitonte me rezultatin 2-1 ndaj Frajburgut të Abrashit.
Një pasim i një kalibri të lartë nga lojtari i Kosovës, do ia thjeshtonte punën Klasen, për të dërguar topin në rrjetë. Nga aty më pas puna do të ishte shumë më e thjeshtë, pasi vendasit do të gjenin edhe golin e dytë dhe të qetësisë.
Frajburgu do të ngushtonte diferencat atëherë kur e gjitha kjo shërbente vetëm sa për statistikë. Një tjetër ndeshje ku Rashica merr gjithë vlerësimin e gjermanëve, ndërsa sipas të gjitha gjasave nënshkrimi me një ekip edhe më të madh në merkaton e verës, duket i pashmangshëm. /Shqiperia.ch/