You are here
Home > Futboll Bota > Video që nuk u transmetua, ja grushtet kur Seferi dhe Rashid dolën kundër rregullave në boks

Video që nuk u transmetua, ja grushtet kur Seferi dhe Rashid dolën kundër rregullave në boks

Nuri Seferi, krenaria e madhe e shqiptarëve, e tregoi edhe njëherë në mbrëmjen e djeshme se vlera e tij rritet gjithmonë e më shumë, pavarësisht kalimit të viteve. “Tajsoni shqiptar” e dominoi përballjen ndaj Rad Rashid, duke e merituar fitoren me pikë në fundin e ndeshjes.

Pika kulminante e këtij dueli në boks, ishte në sekondat e fundit. Boksierët nuk i ndalonin grushtat me njëri-tjetrin, duke hequr dorë nga mbrojtja, megjithëse gongu kishte rënë për të sinjalizuar mbylljen e ndeshjes. Tërësisht jashtë rregullave, por një bukuri dhe spektakël më vete për gjithë të pranishmit në sallë, që meritonin emocione të tilla. Nën thirrjet “Shqipri etnike” nga tifozët, Seferi mori edhe më tepër forcë, për të bërë një rikthim me fitore ndaj një kundërshtari të kalibrit të lartë, si Rashid. Ndërkohë “Shqiperia.ch” siguron momentin që nuk u transmetua… /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top