You are here
Home > Futboll Bota > Video që bëri xhiron e botës me Van Dijk dhe Shaqirin, legjenda angleze: Rrezikoi shumë me urdhrin!

Video që bëri xhiron e botës me Van Dijk dhe Shaqirin, legjenda angleze: Rrezikoi shumë me urdhrin!

Video që ka bërë xhiron e botës gjatë mbrëmjes së djeshme, ishte goli i tretë i Liverpulit në fitoren me rezultatin 2-3 ndaj Njukasëllit. Teksa Trent ishte duke u bërë gati për të ekzekutuar goditjen e dënimit nga krahu, Van Dijk bëri gjithçka mundej për t’i thënë lojtarit që të largohej nga topi dhe të krosonte Shaqiri.

Krosimi i shqiptarit do të ishte perfekt dhe nga aty do të vinte goli i fitores. Mbi këtë situatë ka folur edhe legjenda angleze e futbollit, Gary Neville. “Ishte shumë e rrezikshme ajo që bëri Van Dijk. Mendoj se personifikon edhe si njeri, jo vetëm si lojtar. Trent po merrte topin sipas urdhërave. Nuk shihni shpesh lider që thonë në fushë: “Jo, mos e merr ti atë, por merre ti tjetri”, ka thënë Neville për “Sky Sport”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top