You are here
Home > Kryefaqja > VIDEO/ Puna nga njëra anë e zhurma në tjetrën, Shqipëria krenohet me Uzunin në Kroaci

VIDEO/ Puna nga njëra anë e zhurma në tjetrën, Shqipëria krenohet me Uzunin në Kroaci

Tifozët e futbollit janë mësuar që të përkrahin gjithmonë ata futbollistë që realizojnë në portën kundërshtare, duke i falur dhe fshirë çdo gabim të mëparshëm të bërë nga ana e tyre.

Megjithatë, në këtë mënyrë, shpeshherë harrohen edhe futbollistët punëtor, ata që qëndrojnë kokëulur dhe që janë jetik për skuadrën e tyre, por që nuk përbëjn zhurmën mediatike. Sepse gjithmonë, zhurma vjen nga njëri krahë, e puna vjen nga tjetri. Ato asnjëherë nuk mund të qëndrojnë bashkë të dyja.

Shqipëria mund të krenohet, pasi ka një futbollist si Uzuni, që i përket pjesës tjetër. Ai asnjëherë nuk ka dashur që të bëj një “zhurmë për asgjë”, por vetë karriera, pikënisja e këtij futbollisti dhe vendi ku ai është akutalisht, e tregojnë më së miri se për çfarë futbollisti jemi duke folur.

Nga Tomorri e niste dhe te Lokomotiva e Zagrebit përfundojë. Për momentin, sepse karriera e këtij lojtari premton shumë më shumë. Panuçi duhet t’i hedh një sy këtij lojtari dhe këtyre pamjeve të mëposhtme, flitej për debutimin e këtij njeriu dhe në fushë është si një “yll” që shkëlqen. Çfarë mund të kërkohej më tepër? Një futbollist që e nis nga Tomori dhe përfundon në ekipin e parë të Kombëtares. Për Uzunin do të ishte kulmi dhe arritja e të gjitha ëndrrave, ndërsa për Panuçin një fërkim duarsh, sepse me të në skuadër, objektivat bëheshin edhe më të lehtë. Për momentin tifozët shqiptarë duhet të krenohen, te Lokomotiva e Zagrebit kanë vetëm një futbollist shqiptar që po shkëlqen edhe ai quhet Myrto Uzuni. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top