Ekipi i Lokomotivës së Zagrebit ka barazuar ndaj Osijekut me rezultatin 2-2 në ditën e sotme. Në këtë takim ka shënuar edhe futbollisti i Shqipërisë, Myrto Uzuni.
Pas kohës së Kombëtareve dhe ndeshjeve të tyre, Uzuni vazhdon të njëjtëin avaz në Kroaci, për të treguar sesa vlen. Këtë herë talenti shqiptar ka shënuar ndaj Osijekut, për të treguar edhe njëherë sesa i rëndësishëm është për skuadrën e tillë. Portieri kundërshtar ka dalë jashtë loje dhe është surprizuar tërësisht, pas një goditje të bukur që ka bërë ish-futbollisti i Laçit.
Në kushte të tilla, nuk do të jetë e largët dita kur të shohëm këtë futbollist në majat më të larta të futbollit. /Shqiperia.ch/