Armando Sadiku prej tre javësh ndodhet i izoluar në banesën e tij në Malaga, duke qenë se shteti spanjoll i është nënshtruar masave të rrepta për të luftuar përhapjen e frikshme të Covid-19. Futbollisti shqiptar vijon të stërvitet në shtëpinë e tij në mënyrë që të mbajë sa më të freskët dhe në formë trupin e tij për rinisjen e kampionatit, që ende nuk ka një datë se kur mund të fillojë sërish. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shpërndarë në rrjetin e tij social në “Instagram” një video, ku shfaqet duke kryer ushtrime.
Por “spektakli” për “Instagram” nuk i shkon në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa në fund i ka kushtuar Sadikut një celular me ekran të thyer. Pas disa kërcimeve në litar, lojtari shqiptar që aktivizohet me Malagan merr një top në këmbët e tij, i cili pasi goditet shkon drejt e në telefonin e sulmuesit kuqezi, duke i thyer edhe ekranin. Madje edhe vetë Sadiku ka vendosur të bëjë ironi me këtë fakt, duke shkruar në videon e shpërndarë prej tij fjalët: “Ja çfarë ndodh pas tre javësh në karantinë”./Sport Ekspres/
View this post on Instagram