You are here
Home > Kryefaqja > VIDEO/ Përballë emrave si Figo dhe Pyjol, Shqipërinë e përfaqëson Jupi në sportin e ri

VIDEO/ Përballë emrave si Figo dhe Pyjol, Shqipërinë e përfaqëson Jupi në sportin e ri

Teqball është sporti më i ri që po përhapet me shpejtësi jo vetëm në botë por edhe në Shqipëri. Për shumë veta në vendin tonë është një sport ndoshta i padëgjuar më pare,  por edhe ne kemi në përfaqësues tonin, Redi Jupi. Teqball është një lojë e re që zhvillohet në një tavolinë, ku me anë xhonglimeve duhet mbajtur topi pa rënë në tokë.

Kampionati Botëror i teqballit po zhvillohet në Remis të Francës, ku nuk kishte  se si të mungonte dhe pjesmarrësi që përfaqëson Shqipërinë, Redi Jupi. Në rrjetin e tij social, “Instagram”, ish mesfushori kuqezi,  ka zhvilluar ditën e djeshme  sfidën e tij të parë. Në teqball mund të luhet nga 2 ose deri në  4 veta.

Redi Jupi një figurë e njohur në futbollin shqiptar që merrë pjesë për herë të parë nëkëtë kampionat botëror. Në Teqball marrin pjesë edhe shumë figura të njohura të futbollit botëror, si Pyjol, Figo, etj. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top