
Reali i Madridit ka fituar me rezultatin 5-3 ndaj Fenerbaçes, në një takim që ka dhuruar spektakël të vërtetë. Vedat Muriqi do të merrte rolin e protagonizmit në golin e dytë, teksa me një pasim magjik do të nxirrte bllof të gjithë mbrojtjen e madrilenëve.
Ndërkohë një realizim fantastik do të vinte nga Tufan, që me një goditje brilante nga një distancë e largët, do të shtangte portierin e Realit të Madridit. Të gjitha këto i përkasin vetëm statistikave, pasi në fund spanjollët do të fitonin me rezultatin 5-3. /Shqiperia.ch/
Ozan tufan👍🏻💙💛 pic.twitter.com/xiVkGSWxG5
— Atakan Emre Gürses (@AtakanGurses) July 31, 2019