Geraldo Bajrami, kapiteni i Birminghamit U-23, ka debutuar në mbrëmjen e djeshme me skuadrën e parë ndaj Portsmuthit në Kupë. Atje do të vinte edhe eliminimi, pasi skuadra e tij humbi me rezultatin 3-0.
Por paraqitja e mbrojtësit të Shqipërisë U-21 u vlerësua nga të gjithë. Shumë duele të fituara, por mbi të gjitha edhe pasime fantastike vinin nga këmbët e këtij lojtari. Në videon e mëposhtme mund të shihni edhe disa prej tyre, ndërsa Bajrami preferonte pasimet e gjata që vinin nga mbrojtja dhe shkonin pas shpinës së kundërshtarit.
Një skemë e përafërt kjo që më së shumti shihet te Spanja, me mbrojtësit e kalibrit botëror si Pike apo Ramos. Sigurisht që në saktësinë e tyre ka ende për të punuar, por baza e këtij lojtari është mbi mesatare dhe kuqezinjtë “fërkojnë duart”. /Shqiperia.ch/
Geraldo Bajrami was definitely the standout player last night🧐#BCFC @bcfcacademy pic.twitter.com/1V3RnrVeP8
— BCFC Followers (@bcfcfollowers) August 7, 2019