You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Pas Muçit një tjetër talent i kombëtares shkëlqen në Superiore, Kallaku ndal Kukësin

VIDEO/ Pas Muçit një tjetër talent i kombëtares shkëlqen në Superiore, Kallaku ndal Kukësin

Kukësi është befasuar nga Teuta në takimin e sotëm të luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit ndërsa ndeshja u mbyll në shifrat 2-2. Pa harruar mirë humbjen me Tiranën javën e shkuar, verilindorët marrin “shuplakën” e radhës nga Teuta. Këta të fundit e kthyen në dramë ndeshjen e sotme me një gol në minutën e fundit të ardhur nga këmbët e Kallakut që vendosi baraspeshën dhe heshti kampin e Kukësit. Të gjithë lojtarët janë ulur në gjunjë, pasi nuk i besonin syve për atë që ndodhi. Pas Ernest Muçit mbrëmjen e djeshme një tjetër talent shkëlqen në Superiore. Pikërisht kapiteni i Kombëtares U-21, që tregon se e ardhmja e Shqipërisë në futboll duket e sigurt.

Vendasit kaluan të parët në avantazh falë një penalltie të ekzekutuar në mënyrën më të mirë nga Kallaku. Por kur pritej mbyllja e pjesës së parë, një tjetër 11-metërsh është dhënë për Kukësin dhe Shkurtaj nuk do të gabonte, për t’i dërguar në dhomat e zhveshjesh në shifrat 1-1. E për kaluar për herë të parë në avantazh verilindorët në këtë përballje ka menduar sërish Shkurtaj, por këtë herë përgëzimet shkuan për Abazajn. Teksa futet bukur në driblim në krahun e majtë, ia bën fare të lehtë shokut të skuadrës që të dërgoj topin në rrjetë. Për të mbërritur në minutën e fundit, ku ajo goditje nga distanca e Kallakut, nuk u ndal dot nga portieri kundërshtar. Në këtë mënyrë, Tirana shkon në 4 pikë larg Kukësit në krye.

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top