
Fatos Beqiraj ka marrë gjithë vëmendjen e mediave sportive në Izrael, pas spektaklit që ka dhuruar në kampionat. Kur luhej takimi me Hapoel Ber Shevën, përveç golit të shënuar, futbollisti shqiptar ka menduar edhe për argëtimin e tifozëve.
Jo pak, por 4 lojtarëve u ka kaluar topin mes këmbëve njëherësh Beqiraj. Ky numër i tij ka bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, teksa media të ndryshme sportive edhe në Europë i kanë bërë jehonë. Sulmuesi 30-vjeçar bën pjesë te Maikabi Nejtan, atje ku tashmë i është bashkuar edhe Jahmir Hyka. /Shqiperia.ch/
Player in the Israeli Premier League nutmegs 4 players in a row pic.twitter.com/M7whq5hbIo
— Troll Football Media (@Troll__Footbal) February 3, 2019