
Arbër Zeneli nuk ndalet së shkëlqyeri në “Ligue 1”. Këtë herë sulmuesi shqiptar ka rezultuar vendimtar, në transfertën ndaj Angersit.
Rezultati ka përfunduar 1-1, ndërsa Zeneli ka bërë gjithçka mirë në realizimin e parë të Reimsit. Lojtari i Kosovës ka dhuruar një pasim fantastik, që nuk mund të shpërdorohej nga shoku i tij i skuadrës. /Shqiperia.ch/