
Vedat Muriqi nuk ka të ndalur në Turqi. Sulmuesi shqiptar i ka shënuar edhe kryesuesve të kampionatit turk, Bashkashehirit. Pas një pasimi të marrë bukur në zonë, Muriqi nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë. Padyshim që ylli i Kosovës po i justifikon të gjitha interesimet e ekipeve të njohura për të. /Shqiperia.ch/