Arlind Ajeti ka shënuar golin e dytë rradhazi në kampionatin zviceran, ndërsa këtë herë ia ka dalë kundër Luzernit. Skema është e njëjtë, me mbrojtësin shqiptar që pas një goditje këndi dhe topit të mbetur në zonë, e ka shtyrë atë në rrjetë.
Megjithatë ky realizim nuk e ka ndihmuar Grashopërsin ndaj Luzernit, pasi ka humbur me rezultatin 1-3. E gjitha mbetet për statistikë, por edhe që trajneri Panuçi të llogarisë këtë mbrojtës për takimet e marsit, duke marrë seriozisht edhe për fanellën e titullarit. Ndërkohë 4 minuta më vonë, në të 54-tën, mbrojtësi shqiptar do të ishte i pafat pasi do të realizonte edhe një autogol. /Shqiperia.ch/
50’ | TOR! Anschlusstreffer für den Grashopper Club Zürich durch Ajeti.#GCLUZ 1:2 #SFL #RSL pic.twitter.com/IKAdMqbvaR
— SwissFootballLeague (@News_SFL) March 2, 2019