You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Nuk ka për t’u rritur kurrë, kapsolle dhe Kamer Qaka që kacafytet në “Europa League”

VIDEO/ Nuk ka për t’u rritur kurrë, kapsolle dhe Kamer Qaka që kacafytet në “Europa League”

Ndeshja e djeshme për “Europa League” mes Craiovas dhe Budapest Honved, i ka tejkaluar të gjitha caqet. Teksa gjithçka po mbyllej me rrjeta të paprekura dhe po shkohej te penalltitë, një sherr i madh nisi në fushën e lojës.

Tifozët do të hidhnin edhe kapsolle që lëndoi një prej arbitrave të ndeshjes, ndërsa mesfushori shqiptar, Kamer Qaka, nuk kishte sesi të mungonte në këtë sherr. Lojtari kuqezi hyri menjëherë për t’u kacafytur me rivalët. Te skuadra e Craiovas ky mesfushor ka mbërritur në këtë merkato të verës, ndërsa sipas presidentit të Steauas së Bukureshtit dhe Panuçit te Shqipëria, Qaka duhej të rritej ende, pasi kishte mbetur “fëmijë”. Koha u dha gjithë të drejtën… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top