“Nuk do të festojë më sërish me shqiponjë”, ishte ky premtimi i bërë nga Granit Xhaka vetëm disa ditë më parë kur pyetej nga gazetarët zviceranë rreth kësaj teme. Por gjithmonë ka vend për përjashtime, ky festim ka ardhur nga mesfushori i Arsenalit edhe në ndeshjen simbolike për Pavarësnë e Kosovës ndaj lojtarëve që ishin të përfshirë në ekipin e Milot Rashicës.
Takimi përfundoi 4-4, ndërsa pas golit të vetëm që shënoi në fushë, Xhaka ka bërë simbolin dy krenar. Në Zvicër nuk pritet që t’i hapin shumë probleme duke ditur rëndësinë e ndeshjes së luajtur, prandaj duhet ta shihni për herë të fundit shqiponjën nga duart e Xhakës, të paktën duke marrë për bazë fjalët e tij. /Shqiperia.ch/
Granit Xhaka 👐👐#XhakavsRashica | #Kosovo20YearsFree pic.twitter.com/MVkaU2cz8P
— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty) June 15, 2019