Një ndeshje disi e pazakontë ishte kjo e sotmja për Swansean, që ka arritur të fitojë me vështirësi ndaj Boltonit me rezultatin 2-0. Dy kartonë të kuq për miqtë dhe një mundësi e shpërdoruar nga pika e bardhë e penalltisë nga vendasit, e rritën shumë presionin në këmbët e lojtarët të Swansea.
Ndeshja e zotëruar ishte tërësisht nga vendasit, që si rrallëherë më parë, kishin 77% e mbajtjes së topit, por edhe 30 tentativa drejt portës. Gjithçka provoi trajneri i Swansea, ndërsa në minutën e 65 të takimit do të aktivizonte edhe Bersant Celinën.
Një histori e ditur më pas, me sulmuesin shqiptar që nuk mund të qëndrojë kurrë në heshtje. Në minutat e fundit të takimit, Celina ka shënuar edhe golin e qetësisë, për të vulosur një ndeshje e cila kishte një rrjedhë të pazakontë dhe do të ishte mëkat nëse nuk do të fitohej. /Shqiperia.ch/
Celina! ❤️ https://t.co/c5mdUohQ2A
— Shpendi (@ShpendThaci96) March 2, 2019